"Projektligji i Biden rrit inflacionin dhe taksat" Demokrati prish planet e presidentit
Senatori demokrat, Joe Manchin ka kundërshtuar miratimin e projektligjit 1,9 trilionë dollarësh duke vënë në rrezik legjislacionin kryesor të presidentit amerikan.
Kolegët Joe Manchin demokratë, përfshirë presidentin Biden, janë përpjekur me javë të tëra për të bindur senatorin, i cili thotë se është i vendosur të mos e votojë, pasi sipas tij paketa 1,9 trilionë dollarë është kërcënim për vendin.
Manchin: Kolegët e mi demokratë kanë vendosur të riformojnë shoqërinë tonë në mënyrë dramatike duke e lënë vendin tonë edhe më të prekshëm ndaj kërcënimeve me të cilat përballemi.
Paketa ‘Build Back Better’ e presidentit Biden synon të jetë gjithëpërfshirëse për shpenzimet sociale dhe ndryshimet klimatike, duke u bërë shtylla kryesore e agjendës së 78-vjeçarit.
Manchin tha se plani i Biden do e fusë vendin në një borxh marramendës.
Machin: Unë nuk mund të marr rrezikun për të futur vendin në një borxh marramendës prej më shumë se 29 trilionë dollarë, për të rritur inflacionin dhe taksat e qytetarëve.
Projektligji 1,9 trilion dollarëshe miratohet nëse të 50 senatorët demokratë e votojnë, numër të cilin të majtët nuk e kanë.
Shtëpia e Bardhë në një reagim ndaj Joe Manchin tha se senatori po shkel angazhimet e zotit Biden dhe kolegëve të tij.
Paketa 1,9 trilion dollarësh është kundërshtuar fuqimisht nga republikanët, të cilët thonë se do e çonin inflacionin në shifra rekorde.

