Fluks fëmijësh në spitalin e Lezhës, mjekët: Mos përdorni antibiotikë pa recetë

Nisja e stinës së dimrit po shoqërohet me shtim të rasteve të fëmijëve të prekur nga virozat dhe COVID-19 në Lezhë.

30 deri në 40 është numri i rasteve që paraqiten për ndihmë mjekësore më urgjencën pediatrike, ndërsa dhe pacientet e shtruar në spital është rritur.

Mjeku pediatër Mark Marku thotë se deri tani situata po përballohet me sukses, pasi fatmirësisht fëmijët e prekurit nga COVID-19 nuk kanë pasur simptoma të rënda të sëmundjes.

"Kemi shumë fëmijë të sëmurë me infeksione të rrugëve respiratore, kemi fëmijë me temperaturë të lartë dhe me barkë e me të  vjella. Kemi edhe shtim të sëmundshmërisë brenda në spital. Reparti i pediatrisë tashmë ka 25 fëmijë të shtruar."

Marku apelon për mospërdorim të antibiotikeve pa u konsultuar me mjekun e mjekun specialist.

"Sapo fëmija të jetë i sëmurë duhet të marrë patjetër konsultim nga mjeku i familjes.  Por në asnjë mënyrë të fillojnë antibiotikë, pa u konsultuar me mjekun specialist."

Spitali Rajonal i Lezhës është vënë në gatishmëri për të përballuar situaten sëmundshmërisë që mund të krijohet gjatë periudhës së dimrit.