'Arilena Ara më ka lek borxh': Pas skandalit me Elvana Gjatën, koreografi 'Plas Bombën' e radhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 23:15
Tan Brama, një nga koreografët më të njohur në Shqipëri, plasi bombën e radhës në emisionin 'Glamour Zone'.
Ai foli me detaje për marrëdhënien me artistët, madje përmendi emrin e Arilena Arës e cila i ka lekë borxh.
Ester Bylyku: Më the që nga Arilena nuk more vlerësim. Po flet për mirënjohje apo për pagesë?
Tan Brama: Për të dyja
Ester Bylyku: Pra po më thua që Arilena është në borxh me ty?
Tan Brama: Jemi miq të vjetër, por kur behët fjalë te pagesa..... duhet paguar tjetri. Vërtetë që nuk e morëm atë që meritonim. Jo vetëm unë por edhe një pjesë e grupit tim.
