'Është biznes' Erik Lloshi zbulon si funksionon votimi mes artistëve në festivalin 'Kënga Magjike'

Erik Lloshi ka qenë i ftuari i parë në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA. Gjatë intervistës së tij, ai ka rrëfyer disa prapaskena të festivalit muzikor 'Kënga Magjike', e sidomos si funksionon procesi i votimit nga artistët.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se çfarë fitojnë artistët nëse bëhen në një mendje për ndarjen e pikëve, Erik Lloshi u përgjigj: Ndoshta është pjesë e marrëdhënies së biznesit që kanë jashtë kompetecionit. Është e thjeshtë, është biznes.