Legjenda e muzikës rock shet të drejtat e autorit për 500 milionë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 17:23
Legjenda e muzikës rock, Bruce Springsteen, i shiti të drejtat e autorit të këngëve të tij kompanisë "Sony Music Entertainment" për 500 milionë dollarë.
Sipas New York Times, shuma marramendëse është shuma më e madhe që është ofruar për punën totale të një artisti.
Sipas CNN , 72-vjeçari Springsteen ia shiti Sony të drejtat për të publikuar veprat e tij artistike.
Me këtë lëvizje, kompania fiton të drejtat për 20 albumet e tij, duke përfshirë hitet klasike si " Born To Run ", " The River " dhe " Born In The USA ".
