'Kam pirë hashash' Erik Lloshi flet për herë të parë për lëndët narkotike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 22:52
Këngëtari i mirënjohur Erik Lloshi, ashtu siç u shpreh së fundmi, ka qenë në një nga intervistat më pa komplekse përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin e saj 'Glamour Zone'.
Këngëtari madje, u tregua transparent edhe mbi një temë që është tabu për shumë artist të tjerë.
Ester Bylyku: Po më thoje që pi.. Vetëm alkool apo edhe substanca narkotike?
Erik Lloshi: Po patjetër, që edhe ndonjë cigare e kemi ndezur, cigare hashash. Por asnjëherë përpara koncertit. Asnjëherë kur jam në punë.
