Piktorja Kaso tregon si piktura me Skëndërbeun dhe Nënë Terezën u kthye në kartolinë

Ermira Kaso, një ndër piktoret e njohura dhe të talentuara në vendin tonë. Ajo prej kohësh ka spikatur me origjinalitetin dhe stilin e saj.

Për të folur më tepër për artin e saj Ermira ishte sot e ftuar në studion e “Jeto me Orën”. Ajo tregoi se edhe pse me profesion ekonomiste ka vendosur që edhe aty të gjej një vend për të zhvilluar artin duke u marr me kreativitet. Piktorja kishte marr edhe disa nga pikturat e saj më të veçanta në studio të cilat nuk i shet pasi është mjaft e lidhur me to.

“ E bukura e artit qëndron se asnjëherë një pikturë nuk del njëlloj nëse mendon ta bësh po të njëjtën disa herë. Edhe stilin e kam ndryshuar disa herë në mënyrën sesi pikturoj. Realisht jam ende në kërkim të vetes në aspektin e stilit që preferoj në pikturë. Më e bukura është që të bësh diçka që ta pëlqesh vetëm ti dhe unë në kërkim të saj jam. Jam një tip që përdor shumë ngjyra duke e lënë veten të bëj atë që ndjej” u shpreh Kaso.

Përsa i përket asaj që atë e frymëzon për këtë art Ermira tregoi se janë disa shkaqe që atë e bëjn të frymëzohet.

 “Kanë të bëjnë shumë projektet që ti merr për të pikturuar, ka të bëjë më emocionet. Ndonjëherë çastet e lumtura më bëjn të frymëzohem por ka momente që më duhen edhe çaste pak më intime që të frymëzohem, si përshembull ditët me shi të shoqëruara me një muzikë” u shpreh piktorja. Ndërsa përsa i përket artit të preferuar ajo tregoi se është piktura murale.

“Të preferuarën kam pikturën murale, dhe në material prej druri” u shpreh Kaso. Një rëndësi të madhe gjatë punës së saj, ajo  u’a ka kushtuar portreteve të figurave historike të kombit Shqiptarë si Gjergj Kastëriot Skëndërbeu me të cilën fitoi në ankandin e ekspozitës si piktura më e mirë, e cila më pas u kthye si kartolina e vitit.

 “Me të ardhurat e pikturës së bashku me të kartolinës shkuan për bamirësi në mbështetje të fëmijëve me “Sindroma doën”- u shpreh Kaso. 

Ermira Kaso nuk është vetëm një piktore e talentuar, pasi ajo është parë si pjesë e disa nismave dhe kauzave të ngritura në vend. Ndër to përmendim nismën e ngritur në qytetin e Sarandës,

“Një lule për Sarandën” e cila më pas u kthye në shoqatë, “Dhuro një lule”.

“Këtë e nisa pasi më vinte shumë keq për qytetin tim kur e shikoja ashtu dhe ndaj vendosëm të ndërmarrim këto nisma, dhe duam shumë ta çojmë përpara si nisëm” u shpreh piktorja.

Ajo tregoi edhe për projektin e saj më të fundit të cilin u shpreh se me patjetër që do të jetë i lidhur me bamirësinë.