Reagon Noizy për herë të parë, pas lirimit nga qelia
Reperi, Rigels Rajku, i njohur si “Noizy” ka reaguar për herë të parë, pas lirimit të tij nga qelia.
Këngëtari ka postuar para pak orësh një video në InstaStory, ku ndodhet në ashensor bashkë me një mik, për të konfirmuar se tani më është i lirë.
Noziy u ndalua nga policia kosovare mbrëmjen e djeshme, 15 dhjetor, në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas medieve kosovare, ndaj Noizyt ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, e si rrjedhojë këngëtari u shoqërua në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, citojnë mediet kosovare njoftimin e policisë.
Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqërinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.
