Ja çfarë filmash mund të shohim në fundvit
Gjatë muaji dhjetor dhe konkretisht kur festat afrojnë tashmë është kthyer në traditë që publiku dëshiron të shoh filma të veçantë të cilat përgjithësisht kanë subjekte pikërisht festat. Për këtë temë ishin të ftuar sot në studion e “Jeto me Orën” aktorja dhe regjisorja Rozi Kostani, Ergyn Shima student i regjisë së filmit si dhe Jurgen Lika student për mjekësi.
Aktorja Kostani tregoi se muaj dhjetor është muaj më i bukur i vitit.
“Është muaj më i bukur i vitit ka një frymë të re një frymë shumë të bukur, shikon vetëm buzëqeshje dhe harmoni” u shpreh aktorja.
Ndërsa student Ergyn tregoi se edhe për familjen e tij muaj dhjetor është i preferuari kurse sa për filmat tregoi se në familje shohin filma që i përshtaten të gjithë familjes.
“Meqenëse jam duke studiuar për regji unë jam më tepër i fokusuar tek filmat romancë” u shpreh Ergyn Shima.
Pedagogia tregoi se në familjen e saj në këtë periudhë pëlqen më tepër filmat që kanë në fokus festat dhe babagjyshin edhe për shkak të fëmijëve të saj.
“Grinçin e preferojnë shumë por edhe filma të tjerë. Festat e fundvitit kanë një dinamik shumë të madhe” u shpreh Kostani.
Studenti i mjekësisë Jurgen Lika tregoi se pse ai edhe pse studion mjekësi është kaq shumë i apasionuar pas artit “ E dashuroj artin, edhe pse vendosa të vijoj studimet për mjekësi, unë vijoj të jem i angazhuar në media kam emisionin tim në radio dhe pse jo një ditë mund të zevëndësoj ty. E gjithë ëndrra ime nisi nga një audicion në Akademin e Arteve për një shfaqje dhe që atëherë nuk i jam ndarë artit” u shpreh me humor Lika.
Sa për filmat ai tregoi se: “Në datën 1 dhjetor jam ulur dhe kam parë me familjen “Home Alone” dhe më kishte munguar kjo bashkimi i familjes të gjithë bashkë duke parë një film është diçka shumë e bukur” u shpreh Lika.
Aktorja tregoi edhe për dublimin që i ka bërë filmit ‘Home Alone’.
“Ka qenë një nga eksperienca më të bukura e kam shijuar shumë dhe jam gëzuar shumë kur më treguan që do dublonim këtë film. Dhe familjarët e përjetojnë shumë kur unë bëjë dublime sepse më njohin zërin dhe e perceptojnë ndryshe filmin sidomos fëmijët” u shpreh Kostani.
Pedagogia Kostani sugjeroj të gjitha familjet të shohin filma të cilat nuk vendosin në silket asnjë pjestar të familjes.
Sipas një studimi, filmat më të shikuar në festat e fundvitit në mbarë botën janë: “Home alone”, i cili renditet në vend të parë me 24 %, “Elf-it” 22 %, “Love Actually” dhe “The Grinch” 18 %, më pas ndiqen nga “Miracle on 34th Street”, “Nightmare Before Christmas”, “The Holiday”, etj.
