PD në Kukës po përgatitet për votimin e shkarkimit të Lulzim Bashës

Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ratifikimit të vendimit nr.6 për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Koordinatori i PD-ës Kukës Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem.

Ndërkohë, nesër janë thirrur për të votuar 2400 anëtarë të PD-ës në Kukës në ambientet e sallës së Pallatit të Kulturës "Hasan Prishtina".