Berisha: S’ka vulë, bravë a dryn që mund të pengojë vullnetin e votën e lirë të demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin e mbylljet së disa degëve të PD-së në rrethe të ndryshme të vendit.

Berisha përmes Facebook shkruan se nuk ka vulë apo bravë që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve.

Berisha: Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve.

Ndërkohë, pak më herët reagoi edhe deputeti demokrat i Elbasanit, Luçiano Boçi i cili u shpreh se demokratët do ta shprehin vullnetin e tyre në 18 dhjetor.