Kush shpenzon më shumë para? Qytetari: Femrat "i hanë" lekët, janë katastrofë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 09:07
Kush shpenzon më shumë para në Shqipëri, burrat apo gratë? Për çfarë?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
"Varet nga sezoni. Për pranverë femrat, për dimër burrat se veshin rroba më të trasha. Femrat duan të duken, të paraqiten në pranverë, janë rrobat e tilla që e nxjerrin femrën për në pah," ishte përgjigjja e një qytetari.
"Femrat harxhojnë më shumë se i kanë rrobat më të shtrenjta, ndërsa ne meshkujt me një bluzë shtyjmë javën," ishte mesazhi i një qytetari i mbërritur në telefon.
"Femrat më shumë se shohin më shumë te rrjetet sociale. Burrat janë koshientë dhe ja plotësojnë dëshirën femrave."
Vox Pop në "Ditë e Re" çdo ditë në RTV Ora në 08:30.
