Foto/ Brenda trenit të ëndrrave, me 6 itinerare të reja luksoze
Në vitin 2023, “Orient Express La Dolce Vita” do të mirëpresë pasagjerët në gjashtë trena që ofrojnë gjashtë itinerare që eksplorojnë Italinë nga veriu në jug, së bashku me rrugët ndërkombëtare që vizitojnë Parisin, Stambollin dhe Splitin, Kroaci.

Udhëtarët mund të kalojnë diku nga një deri në tre netë në trenat e rinj, me shumë kohë në çdo ndalesë për të shijuar destinacionin.

“Në Açor, ne e konsiderojmë si një privilegj të jashtëzakonshëm ri-lançimin e markës historike Orient Express për udhëtarët e pasionuar dhe mendjemprehtë. Këta trena ofrojnë një vizion të ri të udhëtimit luksoz që është përtej imagjinatës sonë," tha Sébastien Bazin, kryetar dhe CEO i Açor, në një deklaratë për shtyp.

Treni është projektuar nga Dimorestudio. Me një dizajn bashkëkohor në të gjithë trenat, ka 12 kabina luksoze, 18 suita dhe një 'Honour Suite' si dhe restoranti në bord.
Pavarësisht se cilën nga gjashtë rrugët zgjedhin të ftuarit, një ndalesë në Romë do të jetë në qendër të çdo udhëtimi, duke i lejuar ata të përjetojnë një qëndrim në Minerva, hoteli i parë Orient Express, i cili është planifikuar të hapet në vitin 2024.

Më 4 Tetor 1883, Orient Express, treni i mbretërve ose mbreti i trenave – do të niste udhëtimin e tij të parë nga Parisi drejt Stambollit.
Shpikësi i këtij treni ishte Georges Nagelmackers (1845-1905), inxhinier belg, trashëgimtar i një familjeje bankierësh. Kjo do të përbënte zanafillën e një epoke udhëtimesh luksoze, të rezervuar vetëm disa të privilegjuarve.
