Stela Plaka tregon trendet dimërore: Nuk është e lehtë të punosh me njerëz të famshëm
Ndërrimi i stinëve ka bërë të mundur edhe interesimin dhe zgjimin e kureshtjeve tek femrat për mënyrën e veshjes, ngjyrës, copat më të përdorura etj. Për të folur më shumë rreth këtyre të fundit këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte e ftuar në një lidhje “Skype” Stela Plaka kuratore imazhi , një shqiptare e njohur në botë, që jeton në Itali aty ku dhe kontribuon.
Kuratoria e imazhit, Stela Plaka tregoi trendet më të fundit në këtë sezon dimëror, ajo u shpreh se stilistët herë pas here i kthehen modës së viteve të kaluara.
Ajo solli për publikun disa shembuj se cilat do të jenë trend në këtë stinë, si trikot prej materiali të leshtë, lëkura, xhaketat oversize dhe prerjet asimetrike, etj.
“Stilistët janë gjithmonë me kokën mbrapa. Them kështu pasi, është parë që kemi futjen dhe përdorimin e veshjeve si trend ata të cilat mund të kenë qenë vite më parë në përdorim, por të sjella me një stil ndryshe. Trendet janë trikot, material leshi, të cilat ngjajnë si ato trikot e punuara me dorë, siç bënin gjyshet tona kohë më parë. Po ashtu, trend mbetet përdorimi i lëkurës, xhaketat oversize si dhe prerjet asimetrike”, u shpreh Stela Plaka.
Stela është një personazh mjaft i njohur si për publikun shqiptare, por dhe jashtë kufijve. Pasi ajo këtë profesion vijon ta ushtroj edhe në Milano të Italisë, ku vesh dhe kujdeset për pamjen e jashtme të njerëzve shumë të njohur.
Moderatorja Ana Kallaku, u ndal pikërisht këtu duke e pyetur sesi është të punosh me personazhe të njohur. Ku Stela u përgjigj se nuk është e lehtë, pasi nuk ke atë komoditetin e të punuarit lirshëm.
“Nuk është e lehtë të punosh me personazhe të njohur dhe vipa. Pasi, jo të gjithë të japin të drejtën dhe atë komoditetin e të punuarit e lirë. Sepse varet nga pritshmëritë që ata kanë për t’u dukur, pas dhënies së lekut apo vizionit nga ana ime. Megjithatë, deri më tani nuk kam pasur ndonjë problem, kemi gjetur gjuhën e përbashkët mes meje dhe klientëve apo bashkëpunuesve të mi”, tha ndër të tjera ajo.
