VoxPop/ "Femrat i kanë rrobat më të shtrenjta, meshkujt me një bluzë shtyjnë javën" Përgjigjet e qytetarëve që s'duhen humbur

Kush shpenzon më shumë para në Shqipëri, burrat apo gratë? Për çfarë?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

"Varet nga sezoni. Për pranverë femrat, për dimër burrat se veshin rroba më të trasha. Femrat duan të duken, të paraqiten në pranverë, janë rrobat e tilla që e nxjerrin femrën për në pah," ishte përgjigjja e një qytetari.

"Femrat harxhojnë më shumë se i kanë rrobat më të shtrenjta, ndërsa ne meshkujt me një bluzë shtyjmë javën," ishte mesazhi i një qytetari i mbërritur në telefon.

"Femrat më shumë se shohin më shumë te rrjetet sociale. Burrat janë koshientë dhe ja plotësojnë dëshirën femrave."

Vox Pop në "Ditë e Re" çdo ditë në RTV Ora në 08:30.