Denoncimi i Boçit për ndërrimin e bravave në selinë blu, reagon Isaj: Një veprim i tillë s'i ngjason figurës time

Deputeti demokrat Luçiano Boçi denoncoi pak më parë se në qytetin e Elbasanit janë ndërruar bravat e dyerve të selisë së PD-së për të penguar lëvizjet dhe  referendumin e nisur nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor.

Ndërkohë kryetari i PD-së Elbasan Eugen Isaj, i kontaktuar nga Ora News, ka mohuar se ka ndryshuar bravat e selisë blu.

Ai pohon se kampi tjetër edhe më herët nuk e ka pasur çelësin e godinës së Partisë Demokratike, pasi prej kohësh nuk e frekuentonin.

Isaj në vijim garanton se ndërrimi i bravave nuk i ngjason aspak figurës së tij, por shton se kurrsesi të shtunën nuk do të lejohet që votat për shkarkimin e Lulzim Bashës të kryhen nga godina e selisë blu.