"Opeli" me drejtues 21-vjeçarin merr përpara këmbësorin në Elbasan

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas.

Mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Banush Balla, 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Balla ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.