400 kg drogë në magazinën e fruta-perime, shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Itali. 5 të arrestuar

Pesë shqiptarë, të cilët ishin me precedent të mëparshëm penalë janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen për trafikun e 400 kilogramë kanabisi.

Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptarët janë kryesisht të moshave 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç, ndërkohë që identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat lënda narkotike që tashmë është sekuestruar nga autoritetet ishte sjellë nga Spanja në Bari përmes kamionëve me fruta-perime.

Rrjeti që drejtohej nga 29-vjeçari shqiptar e fshihte drogën në magazinën e një kompanie që tregonte fruta dhe perime në Bari. Më pas ajo transportohej për në Rimini gati për t’u shitur.

29-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet është arrestuar më herët në dhjetor të vitit 2020u kap duke shkarkuar 275 kilogramë hashash dhe marihuanë. Në tetor të 2020 u kap një bashkëpunëtor i tij, 26 vjeç me 115 kilogramë hashash në Bresso, në provincën e Milanos. 

29-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se kishte trafikuar në Itali edhe kokainë të kultivuar në Shqipëri.