Merr flakë në lëvizje, shkrumbohet makina në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2021, 18:02
Një makinë është përfshirë nga zjarri në lëvizje duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, te pallatet "Malajziani".
"Ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E. C" njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

