Incidenti te selia blu dhe incineratorët, Komisioni i Rithemelimit: Burracak Basha do mbajë përgjegjësi për çdo provokim
Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar lidhur me tensionet në sëlinë blu mes grave të LDGSH dhe dy simpatizanteve të Bashës.
Në përgjigje dhe të akuzave të Ina Zhupës së Vokshi dhe Berisha po tërheqin vëmendjen nga afera e incineratorëve për hallet e tyre personale, Komisioni kujton se Berisha e ka denoncuar ndër të parë këtë aferë.
Edhe pas arrestimit të Kokës,Berisha ka vijuar me denoncimet duke kërkuar arrestimit e rerëve të grupit të organizuar kriminal.
Duke ju rikthyer dhe njëherë incidentit te selia,Komisioni i Rithemelimit të PD paralajmëron Bashën se do mbajjë përgjegjësi për çdo provokim.
Deklarata e plotë
Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zedheneses se Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.
Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.
Sëpari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qene nder me te paret qe ka denoncuar kete mega afere korruptive ne nje seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e ne vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë. Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokes, Berisha ka publikuar dy reagime te forta nder te cilat nje deklerate shteruese ne FB e tij ne te cilen fakton ne menyre te pakundershtueshme se Terr Koka meriton plotesisht arrestimin por ai nuk eshte Koka e grupit te organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferes prej 430 milion euro te djegesave eshte Kreu i Meduzes se organizates kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (te cilit deputeti Basha nuk i permend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj. I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues te departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kane pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi.
Por sa me lart nuk mund te largoje per asnje moment vemendjen dhe shqetesimin per sulmin verbal dhe fizik qe Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave te LDG dhe Komisionit te Rithemelimit! Kjo me shume se cdo gje tregon respektin dhe fytyren e vertete te Lul Burracakut per figuren dhe rolin e zonjave ne Partine Demokartike! I bejme me dije burracakut Basha se do mbaje pergjegjesi personale ne perballje me mijera demokrate, per cdo provokim apo incident qe njerez te paguar prej tij do guxojne te bejne ndaj anetareve dhe drejtuesve te Partise Demokratike.

