Panik nga zjarri i madh në qendrën tregtare, mbi 160 njerëz të bllokuar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër tregtare në Hong Kong, duke bllokuar të paktën 160 persona në ambientet e brendshme të qendrës.
Mësohet se zjarri ka shpërthyer fillimisht në katin e parë të godinës, ku po kryheshin punime rikonstruktimi.
Si pasojë 160 konsumatorë u bllokuan brenda godinës. Sipas medieve lokale, 60 persona kanë mbetur të bllokuar në katin e pestë dhe 100 të tjerë në katin e 39-të.
Shumica e njerëzve që ndodheshin brenda tashmë janë evakuuar, por një pjesë e mysafirëve që ndodheshin në restorantet e kësaj qendre besohet që ngecën brenda.
Raportohet për së paku dy të lënduar, si pasojë e zjarrit, derisa aksioni i shpëtimit po vazhdon.
Zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarrin tashmë disa orë në përpjekje për të shpëtuar qytetarët, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Zjarri, në ndërtesën 38-katëshe u raportuar rreth mesditës sipas kohës lokale.
Trapped people being rescued at Hong Kong's World Trade Centre after a major fire pic.twitter.com/1XHGmVr9sz
— SCMP Hong Kong (@SCMPHongKong) December 15, 2021

