Kush i ndërroi bravat në PD? Muçollari: Akt banditesk me urdhër të Bashës
Ditën e djeshme, 13 dhjetor ka pasur tensione në selinë e PD-së mes mbështetësve të zotit Berisha dhe mbështetësve të zotit Basha.
Ish-kryeministri Berisha mbërriti në seli së bashku me Komisionin e Rithemelimit në kohë n kur Basha po mbante një mbledhje. Berisha nuk e njeh më si kryetar Bashën por vetëm si deputet të PD-së. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi ishte sekretari i përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari i cili u shpreh se ajo që ndodhi dje nuk ishte incident, por një skenë e pastër krimi.
Muçollari: Nuk është çështja se janë ndërruar brava, përveç asaj është vjedhur gjithë dokumentacioni i FRPD-së, serverat, laptop, sende personale të kryetarit të Forumit. Është vjedhur dhe një nga vulat e FRPD. Aty ishte një akt banditesk që vetëm që hajdut i mirëfilltë mund ta bënte.
Muçollari u shpreh se lidhur me këtë akt lajmëruan policinë ët cilën e pritën për 40 minuta dhe nuk kishte shkuar.
Muçollari: Ne u detyruam të shkonim në Komisariatin numër 1 dhe të bënim një kalëlzim ëpr vjedhje. Është vjedhur një hard disk i zotit Këlliçi i cili thotë se ka të dhë na personale dhe foto familjare.
Përse akuzohet Basha
Muçollari u shpreh se "nuk mund të ketë askush tjetër guximin që ët hyjë në zyrat e FRPD-së, të vjedhë dhe ët ndërrojë bravat."
Muçollari: Padiskutim ky është një urdhër politik, një urdhër të tillë mund ta japë vetëm zoti Basha, mbase dhe zoti Bardhi. Ne nuk kemi një përgjigje as nga policia e shteti dhe më vjen keq që policia nuk heton një vjedhje në zyrën e një deputeti, imagjino çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë.
Basha ka dërguar sot, 14 dhjetor në Gjykatë ndryshimet e Statutit të bëra në korrik. Muçollari tha se edhe Komisioni për Rithemelimin po përgatit dokumentacionin për ta dërguar në Gjykatë në zbatim të rregullave dhe të Statutit.Ai nuk dha një datë të saktë se kur do të dorëzohen këto ndryshime të Statutit të vendosura në Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në "Air Albania."
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Xhuljana Zhuleku
