Rrahu me grushte punonjësin e Policisë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 16:43
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
Blutë bëjnë me dije se u arrestua shtetasi R. Sh., 31 vjeç.
Ky shtetas në hyrje të parkingut te sheshi "Skënderbej", ka goditur me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
