Nuk e fsheh më dashurinë, Don Xhon konfirmon lidhjen me modelen ruse

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, ka konfirmuar lidhjen e tij dashurore me modelen ruse, Ariana Lirey.

Pas shumë aludimesh nga mediet rozë, reperi e ka bërë të ditur vetë  lidhjen e tij të re, nëpërmjet një fotoje me modelen ruse në Dubai. Lrahas fotos Don Xhoni shkruan: "Hi Baby".

Ndërsa modelja ka konfirmuar lidhjen mes tyre duke  postuar po të njëjtën foto në llogarinë e saj në Instagram, teksa shkruan: “Faleminderit që ekziston, dashuria ime. Të dua my BIG bulochka”.