Goca bëhuni gati! Konfirmohet data, ja kur vjen Maluma në Tiranë

Më datë 14 mars të 2022, këngëtari me famë botërore, Maluma, pritet të mbajë koncert në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, këngëtari latin, ka publikuar datat e koncerteve që do mbajë në Europë dhe jo vetëm.

Më datë 2 mars Maluma do jetë në Greqi, 5 mars në Itali dhe për Ditën e Verës, 14 mars në Tiranë.

Ardhja e Malumës në vendin tonë ishte planifikuar edhe para dy vitesh, por për shkak se atë kohë shpërtheu vala e parë e pandemisë, koncerti u anulua, si pasojë e masave anti-Covid që u morën në vendin tonë  në mars të vitit 2020