I dërgojnë foto me organet gjenitale në Instagram/ Influencuesja ka një thirrje për të gjithë: Mjaft më...

Një influencuese Instagrami tha se gjatë 10 viteve të fundit  ka rënë viktimë e sulmeve kibernetike në internet.

Jess Davis, nga qyteti i Penart, Angli u shpreh se ka marrë qindra foto vulgare (organe gjenitale) përmes llogarive të saj në rrjetet sociale nga persona të panjohur.

Jess, e cila ka më shumë se 151,000 ndjekës në Instagram, tregoi për mediet britanike se tashmë është pothuajse e "imunizuar" nga pamja e imazheve vulgare që i arrijnë në inbox (kutinë e mesazheve).

Megjithatë, ajo mbetet e indinjuar nga sjellja e  “demonstrimeve kibernetike” dhe thekson se “diçka që është e paligjshme offline ( në jetën reale) duhet të jetë gjithashtu e paligjshme edhe online, në internet”.

“Kam rënë  viktimë e sulmeve kibernetike çdo muaj, ndoshta më shpesh, në varësi të  postimeve që postoj (në mediet sociale). Kjo po ndodh prej 10 vitesh. Unë kam marrë fjalë për fjalë qindra imazhe të tilla. Zakonisht me dërgojnë pamje nga afër, apo foto të një akti seksual. Kur marr kësi lloj fotosh ndihem e  pistë dhe filloj e  pyes veten pse ndodh kjo, pse mi dërgojnë  dhe nëse është diçka që unë kam  bërë gabim ”, tha ajo.

I dërgojnë foto me organet gjenitale në Instagram/ Influencuesja

Jess e sheh të papranueshme tolerimin e një sjelljeje të tillë në internet, ndërkohë që në jetën reale këto lloj aktesh kritikohen nga të gjithë dhe dënohen.

“Nëse mijëra burra do t'ju tregonin në rrugë organet e tyre gjenitale, kjo do të ishte e paligjshme, dhe do bëhej problem i madh. Pra, pse e pranojmë atë  gjest në internet?" pyet influencuesja.

Ekspertët thonë se fotot vulgare në internet janë rritur gjatë pandemisë, për shkak të rritjes së kohës që njerëzit kalojnë në internet.