"Ishte shumë i dhunshëm" Ja pse Ermal Meta nuk dëshironte të bëhej baba: S'doja të bëhesha si ai...
Në një intervistë ndryshe nga të tjerat, këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka folur për aspekte të panjohura të fëmijërisë së tij të vështirë, e veçanërisht për lidhjen traumatike me të atin.
Këngëtari me famë ndërkombëtare tha për mediet italiane se është larguar bashkë me familjen (nënën, vëllanë dhe motrën) nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Itali në moshën 13-vjeçare.
“Isha 13 vjeç kur u largova nga Shqipëria. Madje mbaj mend se atë natë, aq shumë ankth kisha sa që dëgjoja në veshët e mi rrahjet e forta të zemrës."
Gjithashtu Ermali foli për lidhjen e tij me babanë dhe rrëfen nëse do të bëhet baba në një të ardhme.
Ai thotë se marrëdhëniet e tij me babanë nuk janë të mira dhe se i ati ka qenë i dhunshëm, si rrjedhojë Ermali ka 28 vite që nuk e takon më atë.
Për pasojë për një kohë të gjatë, i ndikuar nga marrëdhënia e tij problematike me të atin, këngëtari mendonte të mos bëhej baba
“Kam menduar për një kohë të gjatë se nuk doja të bëhesha baba. Sepse kurrë nuk kam dashur të rrezikoj që një fëmijë të mund të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babanë tim. Ai ishte shumë i dhunshëm. Kisha shumë frikë, por ndoshta diçka brenda meje ka ndryshuar.”

