Partneri i Adriana Matoshit flet pas operacionit të saj për tumorin në tru: U ndjeva bosh, por qendrova pozitiv

Partneri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld, foli për herë të parë pas operacionit në tru të aktores nga Kosova.

Adriana Matoshi iu nënshtrua para pak ditëve  një operacioni në tru për të hequr një masë tumoriale.

Për ketë partneri i saj thotë për mediet kosovare se periudha e betejës së personit të zemrës ishte shumë e vështirë. Keith deklaroi se Adriana ka qenë shumë e fortë nga dita e parë kur mori lajmin.

Ai foli gjithashtu edhe për shkaqet që kanë ndikuar në rikthimin e masës tumoriale, që fatmirësisht u hoq në operacioni.

"U ndjeva bosh. Kisha shumë emocione të ndryshme dhe mendime të errëta më erdhën në kokë. Por qendrova pozitiv dhe i fortë dhe ajo po bënte të njëjtën gjë për mua. Kjo ishte mënyra si mbanim njëri-tjetrin.Për Adrianën ishte shumë e vështirë, sepse ajo e dinte se çfarë ishte, e dinte që mund të vdiste nga diçka dhe e dinte që mund të linte, miqtë, familjen, mua, të dashurit. Kam qenë me të pas operacionit çdo ditë, gjithashtu kam fjetur në spital për ta përkrahur dhe për ta ndihmuar por për mua ky moment pranë saj ishte ndryshe. I jep Adrianës më shumë fuqi dhe lumturi për të kaluar këtë proces me partnerin tënd."