Këngëtarja e famshme infektohet më Covid-19: Për fat të keq jam pozitive...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 12:01
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Doja Cat, është infektuar me Covid-19, e si rrjedhojë ka anuluar planet e saj, ku përfshihet edhe turneu i Krishtlindjeve "iHeartRadio Jingle Bell".
“Fatkeqësisht, jam në pozitën e trishtuar të ndaj me ju se sapo jam konfirmuar pozitive me Covid-19 dhe nuk do të jem në gjendje të performoj në pjesën tjetër të turneut të "iHeartRadio Jingle Ball”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale, dje 10 dhjetor.
Ndër të tjera këngëtarja u tha ndjekësve të saj se është mirë me shëndet, edhe pse e mërzitur se nuk do marrë pjesë në turneun e Krishtlindjeve.
— my sick sad ass (@DojaCat) December 12, 2021
Më poshtë një nga këngët që të njohura të këngëtares