'Thuaji gruas që e do' Ester Bylyku ndërpret emisionin, nuk toleron Altin Sulkun për 'gafën' ndaj bashkëshortes

Altin Sulku, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e përjavshëm 'Glamour Zone', ku perballë moderatores Ester Bylyku, ka zbuluar sekretet e djemve të grupit OTR, emrat e djemve që tradhëtojnë të dashurat, kush do të gjejë nuse në rrjetet sociale e jo vetëm.

Por të dy janë ndalur në një 'gafë' që Altin Sulku bëri për bashkëshorten e tij. Kjo e bëri Ester Bylykun, t`i kërkojë këngëtarit të shpreh publikisht dashurinë për bashkëshorten.

Altin Sulku: Deri tani jam shumë i lumtur (me gruan), dhe gjej rastin ta përshëndes...

Ester Bylyku: Po ç'është kjo 'e përshëndes' o Altin, se nuk e ke as në fis dhe nuk e ke shoqe banke.... e dua thuaj...

Altin Sulku: Tamam, kur thua ti (qesh)

Ester Bylyku: Shpejt, shprehe çfare ke në shpirt për të

Altin Sulku: Unë ja shpreh çdo ditë por e them edhe këtu, që e dua dhe e dua shumë. Ndihem aq mirë sa nuk ia ke idenë. Sidomos kur kujdeset aq shumë për fëmijët, sepse unë e mora pak më të vogël, dhe ajo mund të kishte shijuar disa gjëra më tepër. Por siç the edhe ti, jo vetëm e përshëndes por e dua dhe e dua shumë. Jam shumë me fat që e kam

Ester Bylyku: Ja, kështu po!