Njeriu i vitit/ Miliarderi ambicioz, përsoni më me ndikim për 2021

Elon Musk, themeluesi i Teslas, është shpallur “Njeriu i Vitit” nga prestigjiozja “Time”. Brenda një viti, 50-vjeçari, i lindur në Afrikën e Jugut, me ambicie të mëdha ka arritur të kalojë Jeff Bezos në garën hapësinore, duke u bërë njeriu më i pasur në botë.

“Personi i Vitit është një tregues i ndikimit dhe pak individë kanë pasur më shumë ndikim se Elon Musk mbi jetën në Tokë, dhe potencialisht jetën jashtë Tokës”, shkroi kryeredaktori i “Time” Edward Felsenthal në shpalljen e fituesit.

Musk është shfaqur gjithnjë i pranishëm në kulturën amerikane vitet e fundit. Ai ka grumbulluar 66 milionë ndjekës në Twitter dhe ka qenë pjesë e shfaqjes së  famshme komedi ”Saturday Night Live” në maj.

Ai flet me ambicie për të kolonizuar Marsin dhe planifikon fluturime orbitale në Hënë vitin e ardhshëm. Në prill, SpaceX fitoi kontratën ekskluzive të NASA-s për të dërguar astronautët amerikanë në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.  Por ndikimi i tij kryesor socio-ekonomik tani për tani është me automjetet e tij novatore elektrike.

“Qëllimi ynë me Teslën ishte gjithmonë që ne do të shërbenim si shembull për industrinë e makinave dhe shpresojmë që ato të prodhojnë gjithashtu makina elektrike në mënyrë që ne të mund të përshpejtojmë tranzicionin drejt energjisë së qëndrueshme”, tha Musk për “Time” pas shpalljes “Njeriu i Vitit”.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” ka arritur të ardhura rekord prej 13.76 miliardë dollarësh dhe një fitim neto prej 1.6 miliardë në tremujorin e tretë të vitit.

Revista “Time” e prezantoi për herë të parë çmimin “Njeriu i Vitit” në 1927.

Njeriu i vitit/ Miliarderi ambicioz, përsoni më me ndikim për