Serbia hap një bllok kapitujsh në negociatat me BE-në

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë zhvilluar të martën Konferencën e trembëdhjetë Ndërqeveritare në Bruksel.

Eurokomisioneri Varhelyi tha se për Serbinë, për herë të parë do të hapet një grup prej 4 kapitujsh, e thënë ndryshe 4 objektiva, të cilat janë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Më tej eurokomisioneri tha se detyrat e shtëpisë për Serbinë ngelet sundimi i ligjit dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Progresi i Serbisë në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën mbeten thelbësore për ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit.

Varhelyi përshëndeti Serbinë për punën e bërë deri tani dhe  siguroi se Komisioni Evropian do të vijojë të bëjë gjithçka për të mbështetur perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç e quajti konferencën me zyrtarët e BE-së një pikë kthese për integrimin evropian të Serbisë.

Brnabiç tha se tre pikat e para të objektivave të BE-së do të përmbushen brenda vitit të ardhshëm, ndërsa duhet të avancohet edhe lidhur me dialogun me Prishtinën.

Tre objektivat e para, presim t’i zbatojmë vitin e ardhshëm dhe të përgatitemi për të katërtin. Do të fokusohemi në sundimin e ligjit, mbrojtjen e mjedisit dhe sigurisht prioritet do të ngelet dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe stabiliteti rajonal. 

Objektivat e Serbisë do të shtrihen në Politikat e Transportit, Energjisë, Rrjetet Trans-evropiane dhe Mjedisi.

Konferenca Ndërqeveritare u udhëhoq sekretari i Presidencës Sllovene të Këshillit të BE-së, Gashper Dovzhan.