Ministrja serbe: BE t’i liberalizojë vizat Kosovës. Të hap negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 22:50
Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete në Serbi, Gorana Çomiq, është shprehur se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Sipas mediave serbe po ashtu ajo ka thënë se BE duhet të hap negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Brukseli duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Po ashtu BE duhet t’i hapë negociatat për pranim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”- është shprehur ajo.
Për të kjo do të ishte porosi se projekti i paqes është ideja bazike e unionit.
