Festa e dritave në Suedi/ Pamje magjepsëse nga performanca e fëmijëve
Fëmijë dhe adoleshentë nga klubi i notit “Neptun” performuan për Festën e dritës, Santa Lucia në një pishinë në Stokholm.
Në Skandinavi, 13 dhjetori është një ditë tradicionale për të festuar dritën përpara Krishtlindjeve dhe ditën më të shkurtër të vitit. Festimi i Lucia përfaqëson një nga traditat kulturore kryesore në Suedi, në lidhje me jetën në komunitetet fshatare të dikurshme: errësira dhe drita, të ftohtit dhe ngrohtësia.

Lucia është një figurë e lashtë mitologjike me një rol të qëndrueshëm si bartëse e dritës në dimrin e errët suedez. Tradita e Lucias mund të gjurmohet si tek Shën Lusi i Sirakuzës, një martir që vdiq në vitin 304, ashtu edhe tek legjenda suedeze e Lucias si gruaja e parë e Adamit.
Sot Lucia, bartësja e dritës, festohet në të gjithë Suedinë me procesione qirinjsh dhe kore Lucia, simite shafrani dhe verë të zier.

Dita e Shën Luçisw festohet më gjerësisht jo vetëm në Skandinavi por dhe në Itali, ku secili vend thekson një aspekt të ndryshëm të historisë së saj.
Si në kishat protestante ashtu edhe në ato katolike, djemtë marrin pjesë gjithashtu në procesion, duke luajtur role të ndryshme të lidhura me festën e Krishtlindjes, si ai i Shën Stefanit. Një përkushtim i veçantë ndaj Shën Lucy-s praktikohet në rajonet italiane të Lombardisë, Emilia-Romagna, Veneto, etj.
