Ne perditesim/ Edhe Interpol konfirmon: Adriatik Llalla u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon zyrtarisht azil politik në shtetin italian pas dënimit në Shqipëri me dy vjet burg.
Mësohet se ish kreu i organit të akuzës ka dorëzuar kërkesën në zyrat e emigracionit në Romë ndërkohë që më pas, policia i ka komunikuar edhe urdhër-arrestin e lëshuar ndaj tij nga Shqipëria. Pas kësaj procedure Llalla është lënë i lirë ndërkohë që pret strehimin politik me argumentin se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.
Lajmi ne perditesim
Ora 16: 48 Interpoli" Adriatik Llalla eshte arrestuar
Interpol Tirana konfirmon se Adriatik Llalla eshte arrestuar: " Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në pranga, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Romës.
Kapet në Itali, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Adriatik Llalla.
Nga Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tiranës, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Adriatik Llalla, 52 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale "Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka detyrim ligjor për deklarim".
Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë."
Ora 14:10 Edhe përfaqësuesi i ONM-së thotë se Llalla është arrestuar
Theo Jacobs, përfaqësuesi i ONM-së, shkruan në twitter se Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i Shqipërisë dhe simbolli i Korrupsionit brenda sistemit gjyqësor shqiptar, është arrestuar 3 ditë më parë në Romë pas dënimit të fundit nga gjykata speciale vendase.
"Ne do të arrijmë atje ..." shprehet ai.
Adriatik Llalla, gewezen PG van Albanië en emanatie van de corruptie binnen het Albanese gerechtelijk apparaat, 3 dagen geleden gearresteerd in Rome na recente veroordeling door lokale speciale rechtbank. We gaan er geraken...
— theo jacobs (@theojacobs3) December 13, 2021
Ora 13:05: Adriatik Llalla kërkon strehim politik në Romë
Ish-kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla nuk është arrestuar dhe as vetwdorwzuar, por vijon të qëndrojë i lirë në Romë në kryeqytetin e Italisë.
Lajmi për lirimin e tij konfirmohet nga burime të afërta të ish-kryeprokurorit Llalla, të cilat thanë për “Ora News” se Llalla as nuk është arrestuar dhe as nuk është vetëdorëzuar në policinë Italine.
Llalla, është paraqitur disa kohë më parë në Zyrën e Migracionit në Itali, duke kërkuar statusin e Azilantit Politik në këtë shtet, pasij sipas tij gjykimi dhe ndjekja penale kundër tij, kanë qëntë të sigmatizuara nga faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm që veprojnë në Shqipëri, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Llalla aktualisht është i lirë në Itali në pritje të përfundimit të gjithë procedurës së marjes ose jo të statusit të azilantit politik.
Gjatë kohës së ndjekjes së procedurave të azil kërkuesit, ish-kryeprokurorit i është komunikuar dhe mandati i arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga SPAK, por arrestimi në fakt nuk është kryer, pasi Llalla është lënë i lirë.
Në muajin Tetor të 2021, ish-kryeprokurori u deklarua fajtor dhe dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë.
Para se të jepej ky vendim ish-kryeprokurori Llalla u larguar në rrugë të ligjshme jashtë shqipërisë, duke u strehuar në Romë.
Ora 12:39 Arrestohet Adriatik Llalla
Ish kryeprokurori është arrestuar në Romë të Italisë, bëjnë të ditur burime nga Ora News.
Edhe SPAK konfirmoi për Ora News arrestimin e ish kryeprokurorit të Shqipërisë. Gjithashtu konfirmoi se arrestimi i tij është bërë më 10 dhjetor., informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi
Më 22 shtator 2021 Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin e ish kryeprokurorit me dy vjet burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Policia shkoi në banesë të ekzekutonte vendimin por Llalla nuk u gjet në shtëpi. Nga ajo ditë ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Sipas informacioneve dhe publikimeve në media nga sistemi TIMS atëherë dyshohej se ish-prokurori ndodhej jashtë Shqipërisë.
Llalla bëri kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për arsye shëndetësore, sipas nenit 476/c të Kodit të Procedurës Penale por kërkesa nuk u pranua.
Përpos dënimit me dy vite burg, kundrejt Llallës është dhënë urdhër edhe për t’i konfiskuar pasurinë.