Bislim Ahmetaj denoncon incidentin e paprecedentë: Basha më mbylli brenda në zyrë
Vijojnë përplasjet brenda PD-së. Kreu i grupimit të Dhjetorit 1990 denoncon se disa persona i kanë mbyllur derën dhe e kanë lënë në zyrën e tij brenda në selinë e PD-së.
Një veprim i tillë Bislim Ahmetaj thotë se ky incident ka ndodhur menjëherë sapo është shkëmbyer në shkallë me Lulzim Bashën.
“Sot u gjendëm para një ngjarjeje të ligë të njerëzve të vegjël që kanë hyrë në këtë shtëpi të madhe. Ishin mbyllur dyert dhe ne u futëm nga selia kryesore dhe u mbyll dera e brendshme. Na lanë brenda në zyrën tonë. Me Bashën u shndërrova në shkallë dhe sapo u ngjit lart u mbyll dera dhe mbeta brenda në zyrën tonë të grupit 1990. U mbyllën të dyert. U detyruam të shpërthenim derën dhe të dilnim këtu” tha Ahmetaj.
Sot Ahmetaj thotë se kishin planifikuar një mbledhje për të përshëndetur Kuvendin 11 dhjetorit të mbledhur në "Air Albania" ndërsa mbledhja e fundit ka qenë 10 ditë më parë.
"Sot kishim një mbledhje për të përshëndetur kuvendin e 11 dhjetorit që grupimin e Dhjetorit 1990 e pranoi si organizatë partnere me të drejta të barabarta me forumin rinor dhe Lidhjen Demokratike të Gruas" tha Ahmetaj duke i kujtuar Bashës se nuk e bëjnë çelësat kryetar.
Çfarë po ndodh në PD?
11 dhjetor 2021 Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Air Albania” shkarkoi me votim të fshehtë Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD-së dhe miratoi statutin e ri të PD-së.
Miratoi nen për nen statutin e ri të PD-së.
Riktheu vulën dhe simbolet e vjetra të kësaj partie, duke tentuar kështu shmangien e debatit me Lulzim Bashën për vulën e partisë.
Shkarkoi nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë.
Vendimi për shkarkimin e Lulzim Bashës do të hidhet në referendum më 18 dhjetor.
Gjithashtu u ngrit një komisioni i përkohshëm i rithemelimit të PD-së që do ta drejtojë këtë parti deri me 22 mars 2022 kur është parashikuar të mblidhet sërish Kuvendi.
Në këtë Kuvend morën pjesë 4935 kandidatë.
12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh në selinë PD krysinë partisë dhe shkarkon kryetarët e 11 degëve të PD-së
12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh Këshillin Kombëtar dhe e quan “nul” Kuvendin e mbledhur nga Berisha dhe të gjitha vendimet e dala prej saj.
Gjithashtu me votë të fshehtë Këshilli shkarkoi Edi Palokën nga posti i kryetarit të këshillit kombëtar si dhe 9 anëtarë të kryesisë së PD, që ishin të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Komisioni i përkohshëm i rithemelimit dhe Berisha i quajti “nul” vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar dhe Lulzim Basha që tashmë sipas tyre është i shkarkuar nga posti i kryetarit të PD-së.
13 dhjetor 2021 Partia Demokratike do të depozitojë në Gjykatë ndryshimet e reja statutore.
18 dhjetor 2021 Do mbahet Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha. Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij kanë nisur punën përgatitore për Kuvendin e 18 dhjetorit për të cilin sekretari Bardhi ka deklaruar se ka pjesëmarrjen e 5259 delegatëve, ose 69%.
