Thellohet përplasja brenda PD-së: Basha përmes Bardhit padit në SPAK deputetët e tij dhe të tjerë: "Më falsifikuan vulën"

"Më falsifikuan vulën".

Përplasjet brenda Partisë Demokratike përfundojnë në dyert e drejtësisë pasi Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli, janë paditur nga Lulzim Basha në Prokurorinë Speciale SPAK. Arsyeja e kallëzimit për ish funksionarët e tij lidhet me kuvendin e 11 dhjetorit ndërsa si akuzë ka falsifikimin e vulave, stampave dhe formulareve.

"Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Të paditurit janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore"

Të paditur në SPAK janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli "si dhe çdo person i paidentifikuar deri tani nga ana jonë por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale"

Partia Demokratike,  e ka depozituar kallëzimin  në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Por për këtë çështje reagoi Berisha por dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-se i dale nga kuvendi i 11 dhjetorit duke theksuar se opozita nuk është as vule e as bravë.

"Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.  Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!"

Ky komision i drejtoi nje thirrje demokrateve. "Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha Sovrane e fituese"

Deputeti Belind Këlliçi, reagoi duke shkruar ne rrjetet sociale se nuk trembet nga padia, madje i sugjeron Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashes të përdorin si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Thellohet përplasja brenda PD-së: Basha përmes Bardhit padit