Përkujtohet rrëzimi i bustit, anëtari i Kryesisë e krahason Bashën me diktatorin Hoxha: PD e vërtetë më 11 Dhjetor

Në Shkodër u përkujtua 31-vjetori i rrëzimit të bustit të Diktatorit Enver Hoxha në Kryeqendrën e Veriut. Ceremonia theksoi përçarjen e demokratëve, ku mbështetësit e Sali Berishën sulmuan qëndrimet e Lulzim Bashës.

31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në Shkodër, i gjeti të përçarë demokratët.

Bashkë me protagonistët e 13 Dhjetorit 1990, ishin vetëm anëtarët e kryesisë së PD të rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Arben Lushaj, shkoi deri aty sa e krahasoi Lulzim Bashën me Enver Hoxhën.

"PD e vërtetë ishte më 11 dhjetor, PD nuk është ajo që tha deputeti Basha me një celulë që vetëm në kohën e diktatorit Hoxha janë mbledhur ashtu," tha Lushaj.

Edhe sot pas më shumë se 3 dekadash ata kërkojnë të ngrihen kundër një tjetër regjimi që sipas tyre po mban Shqipërinë peng.

Shkodra ishte qyteti parë në vend prej ku filluan lëvizjet demokratike në Shqipëri.

"Shkodra do të jetë gjithmonë kundër diktatorit dhe simbolikës së tij."

Përkujtohet rrëzimi i bustit, anëtari i Kryesisë e krahason