Shtyhet për nesër seanca për ish-drejtorin e RTSH, Gëllçi kërkon lirimin por SPAK po heton të tjerë tendera

Seanca e radhës për raportimin dy mujor, për veprimet e kryera në kuadër të hetimit ndaj ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi,është shtyrë për nesër.  

Përmes avokatit të tij, Gëllçi ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.  

Por prokurorët e SPAK kanë pretenduar se kanë kërkuar informacion për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë avokati i Gëllçit, Dorjan Matlia, deklaon se fakti që SPAK ka kërkuar të zgjerojë hetimet është tregues se hetimi kryesor për çfarë nisi çështja ndaj Gëllçit është drejt dështimit.

Ish-drejtori Thoma Gëllçi është nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor.

Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave.

Ai ka zgjatur me 16 ditë afatin e zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë dhe ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej kompanive që ishte në garë, duke ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar.