Post-reshjet në Lezhë, në kënetën e Kakarriqit 100 ha tokë nën ujë

Situata në qarkun e Lezhës sot paraqitet e qetë. Nga raportimet e strukturave të Emergjencave Civile bëhet me dije se në këneten e Kakarriqit, janë rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.

Rezevuarët janë në monitorim.Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem.

Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll.