Tornadot vdekjeprurëse në Amerikë/ Pamje nga rrënojat e kishës 100-vjeçare që u shemb brenda sekondave
Që prej 10 dhjetorit, Amerika qendrore dhe jugore është goditur nga tornadot të fuqishme, duke shkaktuar mbi 80 viktima, ndërsa dëmet materiale janë të katastrofike.
BBC ka publikuar pamjet nga rrënojat e një kishe 100-vjeçare, e cila u shemb brenda pak sekondave nga tornadot vdekjeprurëse.
Kisha ndodhet ne epiqendrën e tornadove, në zonën e Kentaki.
Presidenti i SHBA Joe Biden foli për "një seri tornadosh nga më të këqijat" në historinë e SHBA-së dhe një "tragjedi të papërshkruar", ndërsa e shpalli Kentakin (epiqendrën e tornadove) në gjendje të jashtëzakonshme.
Guvernatori, Andy Besiar , tha se tornadot që ndodhën në Kentaki janë më shkatërruesit në historinë e tij.
"Nuk mund ta krahasoj me asgjë tjetër që kam parë në jetën time, e kam të vështirë ta përshkruaj me fjalë," tha ai në një konferencë shtypi.
"Ka shumë gjasa që më shumë se 100 njerëz të jenë vrarë këtu në Kentaki."
Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë të përqendruara në Mayfield , një qytet në kufirin e Kentakit me Illinois, Missouri dhe Arkansas.