Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten tokat bujqësore, uji hynë në shtëpitë e 12 banesave

Për shkak të reshjeve të dendura situata është përkeqësuar e si pasojë Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati.

Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se uji ka përmbytur tokat bujqësore dhe ka hyrë deri në oborret e 12 banesave që ndodhen afër lumit.

Ndërkohë mësohet se 11 familje janë evakuuar deri më tani sakaq shtabi i emergjencave u ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë që ndodhen pranë lumit që të evakuohen.

Ne disa zona niveli i ujit ka shkuar ne 50 centimetra deri në 1 metër. Në Ferras Cerven janë përmbytur serat e fermerëve, ndërsa uji ka hyrë në katet e para ta banesave.

Ndërkohë për të parë situatën nga afër në Vlorë ka shkuar edhe Kreu i emergjencave Civile, Haki Çako