Situatë alarmante në Selenicë, niveli i ujit arrin në 70 cm, rrugët e pakalueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2021, 09:47
Si pasojë e motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm është Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore.
Si pasojë disa familje janë evakuuar ndërsa po bëhet evakuimi i familjeve të tjera që ndodhen pranë lumit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se situata është e rënduar edhe në zonën e quajtur Bishti i Malit në Selenicë, ku si pasojë e prurjeve të lumit niveli i ujit në rrugë ka arritur deri në 70 centimetra, duke bërë që rruga të jetë e pakalueshme.
