Përkeqësohet gjendja tek lumi i Vjosës, uji çan digën tek Ura e Mifolit. Evakuohen 11 familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2021, 08:10
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë sjellë dhe përkeqësim të situatës në Lumin e Vjosës.
Burime për Ora News, situata është përkeqësur rreth orës 3:30 të natës, ku si rezultat i prurjeve, niveli i ujit të Vjosës ka çarë digën në Urën e Mifolit.
Mësohet se iveli i lumit ka arritur në 8 metra, ndërkohë si pasojë e reshjeve janë evakuuar 11 familje.
Po ashtu si pasojë e reshjeve të shumta është prishur transformatori i energjisë elektrike, ku disa fshatra kanë mbetur në errësirë.
Mësohet se nuk ka energji elektrike në Hekal , Fratar, Selite, Kute.


