Eugena Tomini emërohet drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik

Eugena Tomini emërohet drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Tomini do të ulet në postin e mbajtur nga Albana Fico e cila pak ditë më parë u emërua në krye të QSUT-së.

Vendimi u dha ne mbledhjen e sotme të qeverisë.

Në mandatin e kaluar Eugena Tomini mbajti dhe postin e zv/ ministres së Shëndetësisë.