“Demokracia në Shqipëri ka qenë jofunksionale”, Ahmetaj: Basha ka mentalitet stalinist
Kreu i grupimit “Dhjetor '90”, Bislim Ahmetaj është shprehur se vizioni i tyre ishte “E duam Shqipërinë si Europa, dhe jo i duam shqiptarët në Europë.”
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur se dhuna dhe shtypja në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa shton se kjo është dhe një nga arsyet që demokracia në vendin tonë nuk ka qenë funksionale.
Bislim Ahmetaj: Dhjetori ishte pasojë e asaj dhune asaj shtypje atij regjimi, nga më të egrit e mundshëm që ka njohur lidhja komuniste. Vizioni ynë ka qenë si qartë, e duam Shqipërinë si gjithë Europa, jo i duam shqiptarët ne Europë. Nuk ia kemi dalë por Shqipëria është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme në raport me atë që ka qenë. As në Rusi, as në Rumani, nuk ishte ajo që ndodhi në Shqipëri. Shtypja dhe dhuna në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme, dhe demokracia gjatë këtyre viteve për këto arsye nuk ka qenë funksionale.
Teksa ka folur për situatën që është krijuar në politikë, Ahmetaj shprehet se Basha ka mentalitet stalinist.
Ndër të tjera ai thekson se Shqipëria ka kapacitet njerëzore për ta për tëpërmirësuar vendin por megjithatë ky përmirësim pengohet nga politika.
Bislim Ahmetaj: Basha ka mentalitet stalinist, Bolshevik. Ai e ka treguar këtë që në momentin e parë që humbi zgjedhjet e para, të dyta dhe të treta. Shqipëria e ka detyrë të vetë pastrojë veten. Qytetari shqiptar duhet ta mendojë që demokracia nuk është një instrument që mund ta vësh në duart e një njeriu dhe ai mund ta çmontojë.
Demokracia në Shqipëri ka qenë jofunksionale, ka qenë demokraci në letra. Jam i sigurt që Shqipëria ka kapacitete njerëzore për ta përmirësuar këtë vend në një standard shumë të lartë, por politika e ka kapur këtë vend.
