Qirinj dhe lule, homazhe për 25-vjeçarin Klodian Rasha përballë Ministrisë së Brendshme

Aktivistë të shoqërisë civile bënë homazhe në orët e vona të pasdites së sotme para Ministrisë së Brendshme në kujtim të 1 vjetorit të vrasjes së Klodian Rashës.

Ata e kujtuan të riun me qirinj dhe lule.

Për Ora News disa të rinj u rikthyen një vit pas në kohë për të kujtuar revoltën qytetare që pasoi pas vrasjes së Klodianit.

"Unë jam një nga protestuesit e vitit të kaluar që edhe u arrestuam. Jam akuzuar me 7 akuza. Disa janë akoma në procedime penale, arreste shtëpie, detyrim paraqitje, janë akoma nëpër gjyqe. Minimumi i dënimit për akuzat tona ishte 7 vite burg, Nevaldo Hajdari është dënuar me 10 vjet heqje lirie. Bëjeni vetë krahasimin".

"Ndërsa bëj homazhet më kujtohen momente kur kemi protestuar në gjithë rrugët e Tiranës. U vra padrejtësisht një djalë i ri".

Autori i vrasjes së Rashës, ish-polici Nevaldo Hajdari, është dënuar me 10 vite burg.