Reduktimi i emëtimit të karbonit, Shoqata e Sipërmarrësve Italianë: Praktikat për përdorimin e mbetjeve bujqësore
Reduktimi i emëtimit të karbonit është një sfidë globale për të cilën vendet më të zhvilluara të botës shpesh janë investuar për të.
Për të njëjtin qëllim, Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri zhvilloi një konferencë informuese mbi praktikat më të mira në lidhje me përdorimin e mbetjeve bujqësore për prodhimin e komponentëve të ndërtimit me bazë bio me performancë të lartë termike dhe hidroenergjitike.
Të shtunën, Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar për rithemelimin e PD
8 Dhjetor, 18:48
Ky projekt synon të promovojë praktikat për reduktimin e emëtimit të karbonit dhe të përmirësimit të eficencës energjitike duke përdorur materiale ndërtimore plotësisht të qëndrueshme të bëra nga mbetjet bujqësore, të cilat kanë një ndikim të ulët mjedisor.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bashkitë dhe palë të tjera, të cilat janë pjesë e zinxhirit të ndërtimit dhe infrastrukturës në vend.

