Tragjedi! Përplaset minibusi me kamionin, 13 të vdekur dhe 7 të plagosur

Një tragjedi është regjistruar në Ukrainë, ku 13 persona kanë mbetur të vdekur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një minibus është përplasur me një kamion, e si pasojë 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe 7 të tjerë janë lënduar.

 “Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 persona u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po merret me shkaqet e ngjarjes.