Ndodh edhe kjo! Miqtë nxjerrin trupin e pajetë të 21-vjeçarit, e vendosin në motoçikletë për xhiron e fundit

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ekuador, ku një grup personash i kanë nxjerrë kufomën e mikut të tyre të vdekur, me qëllim që ta shëtisin për herën e fundit me motoçikletë.

21-vjeçari i Eric Sedenit humbi jetën fundjavën  e kaluar, pasi u qëllua nga dy persona të armatosur ndërsa po shkonte për të marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Siç shihet në videon publikuar nga mediat e huaja, shihet teksa shokët marrin trupin e pajetë të të riut dhe tentojnë ta vendosin në motoçikletë për xhiron e fundit.

Ata shëtisin kufomën me motoçikletë duke e mbajtur nga frika se mund t’ju bie.

Madje mediat lokale raportojnë se për një gjë të tillë kishin marrë miratimin e familjarëve të ndjerit.